Nje Enderr-Alban Skenderaj

Nje Enderr

专辑:Nje Enderr

时间:2013-05-23

    使用手机浏览器「扫一扫」

    在手机上保存,获得更好体验

标签
猜你喜欢的歌曲
歌词

Nje Enderr - Alban Skenderaj/Capital T

Sa jetë pritëm në errësirë

Sa gjatë vetëm në shkretëtirë

Prapë dashuria nuk shteroi

Dhe sa fjalë mbytëm në psherëtim

Sa deshirë veshur në trishtim

Prapë dashuria nuk shteron

Se edhe një ditë edhe një natë

Edhe një ëndërr nis një hap

Edhe një jetë edhe një fat

Bën diferencë me pak imagjinatë

Edhe një ditë edhe një natë

Mbylli sytë gjej energji

Ngrije kokën tënde lart

Ngrije kokën tënde lart

A t'kujtohet ku jena kon dje e ku jena sot

Sa sakrificat jon bo me shumë gjak e me lot

Për me mrri qito ku jena sot i

Kena krejt mundsitë

Me ec përpara edhe s'kena qka me pritë

Se jeta na rrzoi poshtë

Po ti qohu prap nalt

Kallzoju krejtve që munesh me shku shumë lart

Qeli sytë e mledhe krejt energjinë

Se ma shlir i kalon pengesat që ty t'vin

Edhe kallzoju që mrrin qa do që ti ki qejf

Ti veq bone me shpirt besom që nuk o pak

Po fat derisa ka ajër sa t'ka diell

Kena mu kon bashkë t'part deri n'qiell

Edhe një ditë edhe një natë

Edhe një ëndërr nis një hap

Edhe një jetë edhe një fat

Bën diferencë me pak imagjinatë

Edhe një ditë edhe një natë

Mbylli sytë gjej energji

Ngrije kokën tënde lart

Ngrije kokën tënde lart

S'po bon zgjidhje politika

Lufta për karrika

Po dielli ka me dal se nuk jetohet veq me rriga

Koha po thotë ika

Po nuk po vdes lshira

E rilind edhe niherë tu shpresu ditë ma t'mira

Qka po thu

Qe s'jem qata që jena kon

Na kena me kon bashkë gjithmonë

A ti ki me na rrejt ton jetën

Po ka mu vetdisu ky popull me msu t'vërtetën

E di që ka pengesa

Historia ka mungesa

Po nuk po vdes shpresa

E njejt mu kon adresa

Se që sa t'osht mbijetesa unë menoj edhe për ty

Ka ardh koha jonë krenarinë me rikthy

Jam peng deri në lamtumirë

Jam skllav i shpirtit tim të lirë

Prapë dashuria nuk shteron

Jam zjarr që digjet nëpër shi

Uragan që endet pa fuqi

Prapë dashuria nuk shteron

Se edhe një ditë edhe një natë

Edhe një ëndërr nis një hap

Edhe një jetë edhe një fat

Bën diferencë me pak imagjinatë

Edhe një ditë edhe një natë

Mbylli sytë gjej energji

Ngrije kokën tënde lart

Ngrije kokën tënde lart

Se edhe një ditë edhe një natë

Edhe një ëndërr nis një hap

Edhe një jetë edhe një fat

Bën diferencë me pak imagjinatë

Edhe një ditë edhe një natë

Mbylli sytë gjej energji

Ngrije kokën tënde lart

Ngrije kokën tënde lart

展开显示全部歌词