
在手机上保存,获得更好体验
Sikur yjet t'ishin gjallë,
Me ta a do kishe ndarë dy fjalë?
Errësirën,
Tregomë a do ta hidhje larg?
Pyete veten çfarë kërkon,
Me hijet djallëzisht vallëzon.
Shërimin,
Përball e ke, nuk e shikon.
. . .
Mos harro,
Kush je, çfarë ke, arsyen pse po e jeton.
Jooo…
Veten mos e dorëzo!
. . .
Ti kalon dhimbje në vetmi,
Pa fjalë, pa egërsi.
Lufton në heshtje vetëm në lot.
O Zot, çdo gjë duket e kotë.
Kokën pas jo mos e kthe.
Përpara vetëm veten ke.
Zemër pse?
Lëndon veten zemër përse?
Ma thuaj pse?!
. . .
N'duel me yjet përsëri,
A do kishe pas mundësi?
Që dritën,
Ta shpërndaje vetëm ti.
. . .
Mos harro,
Kush je, çfarë ke, arsyen pse po e jeton.
Jooo, mmmm
Veten mos e dorëzo!
. . .
Ti kalon dhimbje në vetmi,
Pa fjalë, pa egërsi.
Lufton në heshtje vetëm në lot.
O Zot, çdo gjë duket e kotë.
Kokën pas jo mos e kthe.
Përpara vetëm veten ke.
Zemër pse?
Lëndon veten zemër përse?
Ma thuaj pse?!
. . .
Kokën pas jo mos e kthe.
Përpara vetëm veten ke.
Zemër pse?
Lëndon veten zemër përse?
Ma thuaj pse?!