
在手机上保存,获得更好体验
Muzgu ra
Trishtimin e tij hodhi mbi det
S’di ç’me ndodh dhe më shqetëson
Vallë do t’vish ti si atëherë
Kur pranë detit rrinim ne të dy
Si atëherë në këtë qetësi
Dhe k’të muzg heshtje e përqafim
Ti det ma sill përsëri
Në një mbrëmje si kjo ne të dy
Dorë më dorë ecnim pranë detit blu
Dhe të flisja dhe më flisje shumë
Deti I heshtur na dëgjoi
Dashuria s’mbetet veç kujtim
Të ndjek pas ajo gjithmonë në jetë
Në çdo vend e në cdo rrugë që shkel
Zemra kurrë jo
zemra kurrë jo s’mund të heshtë
Imazhi I saj në këtë vetmi ndodhet me mua
Si nuk munda ta kuptoj më parë
Se kjo vajzë ishte për mua gjithçka
Dhe tani qe se kam më dhimbje lë
Sa do t’doja që ta kisha pranë
E ta puthja me aq zjarr
Të humbisnim ne në dashurinë e çmendur
Si më parë, Si më parë
Hej e dashur malli më ka marrë
Për atë kohë fantastike që kaluam bashkë
Kam frikë tani që ta kujtoj atë
Çdo gjë e bukur dhimbje lë pas,dhimbje lë pas,dhimbje lë pas
Muzgu ra
Trishtimin e tij hodhi mbi det
S’di ç’më ndodh dhe më shqetëson
Vallë do t’vish ti si atëherë?