Dhe vrapova nëpër natë
Në qytetin e panjohur ty të kërkoja
I humbur mes gëzimit, mallit të pafund
Me një adresë në duar
Dhe yjet përgjonin pas mjegullës të fshehur
Me marramendje ndjenjash, jetë të dehur
Nata e ftohtë, sinjalet misterioze
Nën taka prostitutash, pasione zbulon ti
Pemet e lagura anës totuarave
...spektatore të trishtuar
Heshtur vështrojnë skena dashurie
Â…në errësirë e konsumuar
Dhe me frikësoi nata e këtij qyteti
Kjo gjysëm jete, jeta e një planeti
Një siluete shfaqet si hije
Shkujdesur jetonte një çast dashurie
Atje dy drita krejt pa pritur ndizen
E pamundur, zë i njohur, qeshje e njohur
Ishe ti...
I thuaj jo, të paktën vetëm sonte
...i thuaj jo
Po ti më bën të trembem
Të ulërij të çmendem
Harroje veten tënde dhe mos shko
Me të mos shko
Dhe mjegulla të lutet: I thuaj jo
Po ti me natën tretesh
Jehonë e zerit mbetesh
Rend mbas teje të t'ndalojë
Do doja të ishte ëndërr
Sikur të ishte ëndërr
Atje një dritë shpresë fikët
E pamundur, zë i njohur, qeshje e njohur,
Ishe ti …
I thuaj jo, të paktën vetëm sonte
...i thuaj jo
Po ti më bën të trembem
Të ulërij të çmendem
Harroje veten tënde dhe mos shko
Dhe era ulëret mos shko
Po ti me natën tretesh
Jehonë e zërit mbetesh
Rend mbas teje të t'ndalojë
Dhe mjegulla të lutet: I thuaj jo
Por ti me natën tretesh
Jehonë e zërit mbetesh
Rend pas teje të t'ndalojë
I thuaj jo...